Dhjetëra kamionë e maune me mallra nga Serbia po qëndrojnë afër pikës kufitare në Merdarë, në territorin e Serbisë.
Ato nuk janë lejuar të kalojnë, pas vendimit të një dite më parë të Qeverisë së Kosovës, për të mos lejuar mallrat nga Serbia në Kosovë.
Në fotografitë e publikuara nga RTK shihet kolona e krijuar kamionëve të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.