Reshje shiu përfshijnë vendin mëngjesin e së enjtes. Gjatë ditës më pas paraqiten në formë rrebeshesh lokale, por se nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.
Më vonë deri në mbrëmje të reshurat pritet të pushojnë. Viseve malore të reshurat do të jenë në formë dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, e ato maksimale, më të ulëta se sot, shkojnë deri në 10C e 13C. Era ndryshon drejtimin në verilindje e frynë mesataraisht 5-10m/s, njofton Prishtina Weather.
Më shumë intervale me diell pritet të ketë ditën e premtë, megjithëse orëve të pasdites aty këtu shfaqen kushte për riga shiu.
Temperaturat në rritje deri në 16C e 17C. Në fundjavë mot më stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat në rritje deri në 23C e 24C, e të hënën edhe deri në 25C.