Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Mehaj tha se, në përditshmëri Ministria e Mbrojtjes ka kontakte me NATO-n dhe institucionet e saj teksa u shpreh me shumë optimizëm për procesin e anëtarësimit në NATO.
Ministria e Mbrojtjes merr pjesë në të gjitha takimet e A5, takimi i radhës është javën tjetër. Në mbështetje të SHBA, FSK ka kryer me sukses misionin e parë jashtë vendit si dhe ushtrime Defender shumëkombëshe”, tha ministri.
Tutje, Mehaj shtoi se FSK është e gatshme të ofrojë siguri edhe jashtë Kosovës teksa shtoi se një ndër synimet e tij është edhe përgatitja e projektligjit për dërgimin jashtë vendit të FSK-së.
“Prej ditës së parë e deri sot nuk kemi të ndalur. Treni po ec, nuk do të ndalet. Kështu siç ju them të gjithëve, mbështetnani sepse jemi të pakthyeshëm”, tha Mehaj, duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej anëtarëve të Komisionit.