Ministri i Mbrojtjes Armed Mehaj ka njoftuar përmes llogarisë së tij “Facebook”, se ka filluar faza e testimit të rekrutëve të cilët do të filloj në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor, për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender ’23”.
Ky është postimi i plotë i Mehaj:
“Të nderuar aplikantë,
Ju njoftojmë se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor, për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender ’23”.
Të gjithë aplikantëve ju dëshirojmë suksese”, ka shkruar Mehaj.