Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është duke raportuar para Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.
Ai, gjatë raportimit të tij, ka thënë se synim i Ministrisë së Mbrojtjes është anëtarësimi i FSK-së në NATO.
“Synimi i yni është anëtarësimi në NATO dhe ofrimi i kontributit si shtet në sigurinë e rajonit por edhe më e gjerë, me pjesëmarrje në misione ndërkombëtare”.
“Në këtë aspekt, ushtarakët tanë janë duke marrë pjesë në ushtrime ndërkombëtare përkrah shteteve mike”.
“Jemi në përgatitje të “Defender 23″ si nikoqir për herë të dytë, të këtij ushtrimi më i madhi në rajonin e Ballkanit”, ka thënë Mehaj.