Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit janë gaduar 1 mijë e 885 ushtarakë.
I pari i Mbrojtjes tha se ushtarakët e FSK-së në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brena e jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës.
“Gjatë këtyre dy viteve janë graduar 1885 ushtarakë që shprehur në përqindje është 169% më shumë se në vitin 2020”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, ai tha se ushtria e Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe e sovranitetit shtetëror.