Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar për një sukses tjetër të FSK-së.
Mehaj ka njoftuar se toger Aldi Blyta ka përfunduar me sukses Kursin e Betejës së Komandantit të Togës si një nga kurset më sfiduese në ushtrinë britanike.
Ky kurs tetëjavor fokusohet në prodhimin e komandantëve të rinj të këmbësorisë të aftë taktikisht, të fortë fizikisht dhe vigjilent psikikisht.
“Faleminderit shumë aleatit tonë të madh, Mbretërisë së Bashkuar e toger Blytës. Shumë urime e suksese në karrierën e tij të ardhshme në shërbim të kombit dhe atdheut!”, shkroi Mehaj.