Mehaj krenohet me kadetët e FSK-së, i quan udhëheqësit e së ardhmës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa imazhe nga stërvitja e sotme e kadetëve të FSK-së.

Mehaj njofton se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike, teksa sot kanë praktikuar ecjen me pesha të rënda.

Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen” shkroi Mehaj në Facebook.

Kadetët, Mehaj i quan “ujqërit e rinj”, teksa thotë se janë udhëheqësit e së ardhmës.

Ky është postimi i plotë i ministrit të Mbrojtjes

“Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.
Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.
Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.
Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht.
Young wolves🐺