Një tërmet 7.8 ballësh sot ka goditur Turqinë Jugore dhe Sirinë e që deri tani janë raportuar 500 viktima.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, është solidarizuar me Turqinë, duke thënë se trupat e FSK-së janë të gatshëm t’u ndihmojnë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
“Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.
Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, shkroi ai në Facebook.