Deputeti dhe kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një takim të frytshëm me banorët e lagjes Kolovica në Prishtinë, ku theksoi rëndësinë e punës së përbashkët për të ardhmen e Kosovës.
“Kam pasur kënaqësinë të bisedoj me banorët e Kolovicës për arritjet dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës së mirë për vendin tonë. Mbështetja e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE po rritet,” tha ai.
Ai shtoi se me besimin e qytetarëve, rruga drejt një të ardhme më të mirë për Kosovën do të vazhdojë të ndërtohet me përkushtim dhe vendosmëri.
Në përmbyllje të komunikimit të tij, Bajqinovci apeloi për përkrahje të vazhdueshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE me numrin 118 dhe për vetë atë si kandidat për deputet me numrin 48.