Mefail Bajqinovci: Takime të frytshme me qytetarët e Prishtinës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar takime me qytetarët e kryeqytetit, së bashku me Ilir Kërçelin.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bajqinovci ka vlerësuar përkrahjen e madhe që ka marrë në zonat e Besit, Barilevës dhe Prugovcit, duke theksuar entuziazmin dhe mbështetjen për “fitoren e radhës.”, transmeton Klina.info.

“Takime të frytshme me qytetarët e Prishtinës, të cilët treguan përkrahje të jashtëzakonshme. Bashkë për fitore, bashkë për të ardhmen!” – ka shkruar Bajqinovci, i cili garon me numrin 48.

Ky angazhim është pjesë e një serie takimesh në kuadër të aktiviteteve elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje, duke forcuar lidhjen me qytetarët dhe theksuar prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit dhe Kosovës.