Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mefail Bajqinovci, ka vizituar Rahovecin, ku është takuar me miq dhe aktivistë të lëvizjes.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për angazhimin e palodhshëm të aktivistëve dhe përgatitjet për sukseset e pritshme në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Bajqinovci, i cili mban numrin 48 në listën zgjedhore, shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe bisedat e frytshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në arritjen e fitores me numrin 118.