Mefail Bajqinovci: Opozita që mbushte gjykatat sot predikon për “qeverisje të mirë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar të kaluarën e tyre të përfshirë në korrupsion dhe aktakuza.

“Kur i dëgjoj hajnat e ligës së parë dhe të dytë duke kritikuar Kryeministrin Kurti, më kujtohet një statistikë interesante: 216 aktakuza ndaj ministrave, zëvendësministrave dhe politikanëve të tyre deri në vitin 2020,” ka deklaruar Bajqinovci, transmeton Klina.info.

Ai i ka quajtur hipokrite deklaratat e opozitës për “qeverisje të mirë” dhe “luftë kundër korrupsionit,” duke i krahasuar me një fjalë të urtë: “Kur ujku mban ligjërata për mbrojtjen e deleve, diçka nuk shkon mirë!”

Reagimi i deputetit Bajqinovci përforcon qëndrimin e qeverisë aktuale ndaj luftës kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për qeverisje transparente.