Mefail Bajqinovci: “Mobilizim i jashtëzakonshëm në Batllavë!”

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Terholli në Batllavë, ku u diskutua për fuqizimin e Vetëvendosjes në çdo cep të Kosovës.

“Mbështetja dhe vendosmëria për fitoren e 9 shkurtit janë të jashtëzakonshme!” – ka theksuar Bajqinovci, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe përkushtimin e qytetarëve në këtë proces zgjedhor.

Ai ka bërë thirrje për përkrahje të madhe më 9 shkurt, duke ftuar qytetarët të votojnë: Lëvizja Vetëvendosje 118✅, Albin Kurti 1✅, Mefail Bajqinovci 48✅.

Ndërsa fushata po intensifikohet, Vetëvendosje synon të forcojë bazën e saj në Podujevë dhe në mbarë vendin.