Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe frymëzues me banorët e Kodrës së Trimave në Prishtinë. Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj lagjeje si simbol i qëndresës dhe energjisë qytetare.
“Kodra e Trimave, zemra e qëndresës dhe fuqisë qytetare! Para qindra banorëve, lagjja ime, e dyta më e madhe në Prishtinë, tregoi fuqishëm se e përkrah Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mbështetja juaj e palëkundur na jep forcë dhe besim për të vazhduar rrugën tonë drejt zhvillimit dhe drejtësisë,” u shpreh Bajqinovci.
Në këtë tubim, ai ishte i shoqëruar nga kandidatët për asamblenë komunale, Ilir Kërçeli dhe Leonora Shabani. Ata bashkëbiseduan me qytetarët për të dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e lagjes dhe të qytetit.
Mefail Bajqinovci, i renditur me numrin 48 në listën zgjedhore të VETËVENDOSJE!, ka ftuar qytetarët që ta mbështesin këtë lëvizje për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë:
“Voto për Lëvizjen, voto për të ardhmen! S’ka kthim mbrapa!”