Mefail Bajqinovci me numër 48 merr mbështetje të madhe: Bashkë drejt Qeverisë Kurti 3

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka shprehur entuziazmin dhe bindjen e tij për fitoren e radhës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një tubim madhështor me rreth 4 mijë aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes, Bajqinovci deklaroi se përkushtimi i tyre është forca kryesore për zhvillimin dhe drejtësinë në Kosovë, shkruan Klina.info.

“Energjia dhe përkushtimi juaj janë shtytja jonë për ta çuar Kosovën drejt progresit. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen, besimin dhe angazhimin e palëkundur,” shkroi ai.

Bajqinovci, i cili mban numrin 48 në listën zgjedhore, ftoi qytetarët që të bashkohen në këtë rrugëtim drejt “fitores më të madhe” me Albin Kurtin si kryeministër të Qeverisë Kurti 3.