Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kritikave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me angazhimin e VV-së për të ndihmuar mërgatën në procesin e regjistrimit për votim.
Ai ka theksuar se ndihma dhe udhëzimi për bashkatdhetarët në aeroporte, qytete dhe çdo cep të diasporës janë pjesë e përkushtimit të përhershëm të VV-së për t’u siguruar që zëri i mërgatës të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton në vendimmarrje.
Bajqinovci ka ngritur një pyetje që, sipas tij, shton qartësinë e situatës: “Pse nuk kërkojnë ndihmë nga LDK apo partitë tjera, por vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje?” Ai vetë përgjigjet duke thënë se arsyeja është besimi i mërgatës te VV-ja.
Sipas tij, ky besim reflektohet edhe në rezultatet zgjedhore, ku rreth 80% e votave të diasporës shkojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.