Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur kandidaturën e Mefail Bajqinovcit, duke paralajmëruar një fitore të re që do të thellojë reformat dhe fuqizimin e shtetit të drejtësisë dhe zhvillimit.
“Populli po zgjedh të vërtetën përballë mashtrimeve. Opozita është e shqetësuar, ndërsa qytetarët mbeten të vendosur për ndryshim,” deklaroi Bajqinovci, duke iu referuar sfidave dhe retorikës së kundërshtarëve politikë.
Ai nënvizoi se qeverisja e Albin Kurtit ka dëshmuar rezultate të prekshme dhe një vizion që po shndërron vendin.
“Opozita mund të shpifë dhe të mashtrojë, por qytetarët e Kosovës e dinë kush po punon për ta dhe kush për interesa të ngushta personale. Më 9 shkurt, shkruajmë historinë sërish!” tha ai, duke ftuar qytetarët të mobilizohen për një fitore që do të jetë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
Me një energji të ripërtërirë nga mbështetësit në terren, Lëvizja Vetëvendosje po e përqendron fushatën në drejtësi sociale, zhvillim ekonomik dhe përfshirje të çdo qytetari. Bajqinovci theksoi se angazhimi do të vazhdojë pa kompromis për të garantuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Bajqinovci premton të jetë zëri i fortë i popullit në Kuvend.