Mefail Bajqinovci: Edhe mërgata e thotë: S’ka kthim mbrapa!

Sonte, Vetëvendosje ka mirëpritur mërgatën që Kosovë, përmes një takimi.

Mefafil Bajqinovci, deputeti i VV që synon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës ka shkruar për këtë takim, derisa mërgatën e ka quajtur si gjysmën e kombit që mban gjallë traditat dhe lidhjet me Kosovën.

“Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit tonë. Së bashku, ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

Këto takime dëshmojnë përkushtimin tonë për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të vlerësuar kontributin tuaj të çmuar në zhvillimin e Kosovës. Së bashku, mund të arrijmë suksese të reja dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Edhe mërgata e thotë: S’ka kthim mbrapa!”, ka shkruar Bajqinovci.