Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se dita e fitores po afrohet, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Ai theksoi se më 9 shkurt, populli do të flasë me votë dhe do t’i largojë hajnat e dy ligave.
Bajqinovci bëri thirrje për bashkim në emër të zhvillimit, drejtësisë dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke theksuar se vota për Lëvizjen është votë për Kosovën. 
Statusi i tij:
Dita e fitores po afrohet!
Më 9 shkurt, populli do të flasë me votë prapë dhe do t’i shporrë hajnat e dy ligave. Bashkë për zhvillim, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën!
Vota për Lëvizjen është votë për Kosovën.