Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kaluar një mëngjes të këndshëm në Rahovec në shoqëri të miqve dhe aktivistëve të partisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë momente nga takimi, duke theksuar entuziazmin dhe përkushtimin e aktivistëve për suksesin e Vetëvendosjes më 9 shkurt.
“Diskutuam për angazhimin e palodhshëm të aktivistëve tanë dhe për rrugën drejt sukseseve të mëdha që e presin Lëvizjen,” ka shkruar Bajqinovci, duke falënderuar për mikpritjen dhe bisedat frytdhënëse.
Në fund të mesazhit të tij, deputeti ka përmendur numrin e tij në listën zgjedhore, 48, duke përçuar mesazhin e bashkimit dhe përkrahjes së pandalshme për fitoren e ardhshme: “Bashkë drejt fitores 118!”