Mediumi kroat: Shoferi i autobusit në të cilin mbetën të vdekur 10 kosovarë është tashmë i lirë

Për një nga aksidentet më të rënda të trafikut në Kroaci, ai që ndodhi të dielën e 25 korrikut të këtij viti, kur mbetën të vdekur 10 qytetarë të Kosovës në autostradën afër Slavonski Brod, u shkrua me ditë të tëra dhe më pas, siç ndodh shpesh, gjithçka ra në harresë.

Sipas mediave kroate, pas aksidentit, me një muaj paraburgim është mbajtur shoferi pesëdhjetë e dy vjeçar D. L., i dyshuar si shkaktar i aksidentit të rëndë automobilistik.

Këtë e ka bërë Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod, sepse rasti nga juridiksioni i Gjykatës Komunale në Slavonski Brod ka qenë nën juridiksionin e gjykatës lokale të qarkut.

Për këtë histori, për atë që do të ndodhë më vonë, rëndësi ka edhe ky detaj, shkruan mediumi kroat Telegram.hr, përcjell Telegrafi: drejtuesi i autobusit D.L. është shtetas i huaj, ndaj është dënuar me paraburgim për shkak të mundësisë së arratisjes, aq më tepër që Kroacia dhe Kosova nuk kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale që parashikon ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale.

Kështu, vë në pah mediumi në fjalë, u shpjegua për mediat se kur dy ditë pas aksidentit, rasti është marrë nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod, dhe shoferit kosovar i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Që atëherë, thekson Telegram.hr, më 27 korrik, deri në fund të nëntorit të këtij viti, shoferi D. L. ishte në paraburgim për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku me dhjetë të vdekur dhe njëzet të plagosur rëndë, dhe më pas më 22 nëntor ishte liruar për t’u mbrojtur.

Ai siç thuhet më tej, u lirua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviq.

Ky i fundit e ka bërë këtë përkundër faktit se shoferi i autobusit, shtetasi i Kosovës, D. L., nuk ka kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Qarkut.

“Kjo ekspertizë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia apo për vrasje me paramendim. Dhe ky kualifikim i veprës është veçanërisht i rëndësishëm për aktakuzën, si dhe për faktin nëse shoferi i Kosovës do të gjykohet në Gjykatën Komunale apo të Qarkut”, thotë për Telegram një nga tre ekspertët juridikë, përfshirë një gjyqtar, të cilët janë konsultuar në lidhje me atë një ngjarje jo të zakonshme.

“Është jashtëzakonisht e paqartë pse gjyqtari Svirçeviq e liroi D. L”, vlerëson ky medium.

Ai, një shofer kosovar, deri atëherë ka qenë në paraburgim për katër muaj dhe nuk ka pasur pengesa ligjore për vazhdimin e dënimit me burg edhe për një muaj, madje edhe për dy muaj, duke qenë se në raste të tilla paraburgimi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Por, shkruan tutje Telegram.hr, më 13 dhjetor të këtij viti, D. L. duhej të përfundonte sërish në paraburgim.

Megjithatë, avokati Ljubo Pavasoviq Viskoviq ka konfirmuar për Telegram se klienti i tij, shoferi i autobusit të Kosovës D. L., është tashmë i lirë.

“Ai është në banesën e tij dhe pret që policia ta marrë. Por padyshim që gjykatësi ende nuk ka urdhëruar policinë ta ndalojë atë”, citohet të ketë thënë Pavasoviq për Telegram.