Ylli i Kosovës dhe i skuadrës gjermane Werder Bermen, Milot Rashica ka filluar të raportohet për një kalim te gjiganti gjerman Bayern Munich.
Për këtë edhe mediumi gjerman ‘Deichstube’ i ka kushtuar një artikull Milotit, pasi që po vlerësohet si një opsion mjaftë i mirë për skuadrën e Bayernit.
Sipas këtij mediumi Rashica është i shpejt dhe i fortë andaj të mbetet në Bremen është e pamundur.
Përveq Bayernit për Milotin janë të interesuara edhe disa klube të tjera ku një nga ta është Aston Villa.
Tarifa e këtij transferimi është diskutuar që mund të jetë rreth 40 milionë euro.