Vedat Muriqi nuk ishte në elementin e tij në tri ndeshjet e fundit, ndërsa gazeta turke Milliyet ka treguar problemin dhe arsyen e kësaj rënie në formë.
Sipas tyre, Vedat Muriqi është ndikuar shumë rreth polemikave për kartonët, sidomos në ndeshjen ku u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.
Akuzat dhe kritikat veçanërisht në publik dhe në mediat sociale vazhdojnë të mërzitin Muriqin.
Reagimet ndaj lojtarit 25-vjeçar e kanë lodhur psikologjikisht për shkak të numrit të lartë të kartonëve.
Luani i Kosovës nuk dëshiron të mungojë në asnjë ndeshje të Fenerbahçes, të cilët po luftojnë për titullin kampion