Nesër duke filluar nga ora 17:00, Fenerbahce do ta pres si vendas gjigantin turk, Galatarasy.
Mediat turke kanë filluar të shkruajnë për këtë derbi ku kanë diskutuar në lidhje me futbollistët kryesorë të të dyja skuadrave.
E për skuadrën e Fenerbahces si futbollistin kryesor e kanë cilësuar kosovarin, Vedat Muriqin.
‘Arma e Fenerbahce, Vedat Muriqi ka qenë i pa fjalë në 3 ndeshjet e fundit të ligës andaj pritet shpërthimi i tij në derbi”, ka shkruar Takvim,
Vedati ka shënuar 12 gola për skuadrën në këtë sezon ku ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka arritur të bëjë 4 asistime.
Ndërsa skuadra e Galatasaray ka dalur me fitore në 6 ndeshjet e fundit andaj edhe synon ta vazhdojë serinë e fitoreve