Shoferi i automjetit në të cilin ndodhej i dyshuari për vrasjen e policit serb, në Loznicë të Serbisë, është arrestuar raportojnë mediat atje.
Sipas Ministrisë së Brendshme Serbe, i dyshuar për vrasjen e policit serb është Artan Hajrizi, 33 vjeçar, shtetas i Kosovës.
Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim i Gjermanisë.
Prokuroria e Lartë Publike në Shabac ka njoftuar se shoferi i automjetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz”.