Mediat gjermane kanë raportuar për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë ku pas rezultateve të fundit të KQZ-së, partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, po prin bindshëm e para me mbi 48% të votave.
E lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, nga brenda dhe jashtë Kosovës.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe mediat gjermane, gjersa kanë raportuar për zgjedhjet e së dielës.
Sipas agjencia gjermane e lajmeve “Dpa” që e përshkruan VV-në si “partia e majtë nacionaliste”, la pas PDK-në dhe LDK-në, ku këta të fundit pranuan humbjen mbrëmë, pasi dolën rezultatet preliminare.
LDK-ja nga ky medium gjerman që cilësohet si “partia e aktivistit legjendar të të drejtave të njeriut dhe pacifistit, Ibrahim Rugova (1844-2006)”, është rezultati më i keq në historinë e tyre.
Kryeministri në largim nga partia, Avdulah Hoti, njoftoi se LDK do të vepronte si një “opozitë konstruktive” në parlament.
Ndërkaq, shërbimi publik gjerman ARD përshkruan se “Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve. Ai mbron heqjen e gardës së vjetër që ka dominuar politikën e Kosovës që nga pavarësia. Ish i burgosuri politik 45-vjeçar është një folës i talentuar. Ai është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve, por edhe njerëzve nga Kosova që jetojnë jashtë. Ata akuzojnë udhëheqjen e vjetër se nuk ka bërë asgjë kundër varfërisë dhe se ata janë të gjithë përgjegjës për korrupsionin e përhapur në vend”