Mediat në Serbi kanë raportuar se një 19 vjeçar nga Kosova është therur për vdekje në pikë kalimin kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovci.
Policia në Mitrovicë të Sremit ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur.
Tutje, raportohet se Policia është në kërkim të personave që sulmuan dy të rinjë në hyrje të fshatit të martën, më 26 shtator, ku njëri prej tyre kishte marr plagë nga thika e më pas ka vdekur.
Detajet tjera ende nuk dihen, përpos se këta dy të rinjtë që u sulmuan janë nga Kosova.
Ata kanë kaluar pikën kufitare “Batrovci” dhe janë nisur në këmbë në drejtim të fshatit.
Sipas raportimit, njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë një grupi sulmuesish, të cilët, siç mësohet jozyrtarisht, i kanë sulmuar këta dy persona, ndoshta me thika. Një burrë (35 vjeç ka vrapuar drejt kufirit dhe ka kërkuar ndihmë).
Patrulla ishte nisur për të kontrolluar një pjesë të rrugës, ku ka gjetur një të ri (19 vjeç) me disa plagë nga mjeti i mprehtë.Burri që arriti të arratisej u transferua në stacionin policor në Shid, ku edhe njohu një nga sulmuesit.
Sipas raportimeve, policia është në kërkim të një emigranti nga Afganistani.