Të shpeshta janë rastet e keqpërdorimit të veturave zyrtare. Këto keqpërdorime po bëhen edhe gjatë ditëve të fundjavës.Përveç skandalit të fundit që tronditi opinionin, ku një veturë zyrtare dyshohet të është përdorur për marrëdhënie seksuale, së fundi zyrtaret po i përdorin ato edhe për të kryer punët edhe pas orarit
natës.Në bazë të një video të dërguar nga një lexues gazetës inFokus, një veturë më targa 3z po kalon në rrugët e Klinës në ora 12, pasmesnate.
Më herët, ministritë kanë marrë vendim që mos të përdoren veturat zyrtare jashtë orarit të punës, megjithatë përdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale të punonjësve të institucioneve të Kosovës mbetet në nivel të lartë.Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar që të automjetet zyrtare të përdorën në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare.
Haradinaj ka kërkuar që të mos të ketë lëvizje të stafit me vetura zyrtare në mënyrë të paautorizuar