Me 8 qershor janë bërë dy muaj prej kur Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur dhe askush nuk di për fatin e tij. Familja e tij, tash po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Bedriun, madje për këtë po ofron edhe një shumë të majme parash.
Ai u zhduk në rrethana misterioze mbrëmjen e 8 prillit, ndërkaq lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim nën dyshimet se ka gisht në rrëmbimin e Bedriut.
Familja Rexhepi tashmë ka gjetur një mënyrë tjetër për ta kërkuar Bedriun. Ata po dërgojnë mesazhe përmes telefonisë mobile tek qytetarët, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.
“Vellau jone Bedri Rexhepi nga data 08.04.2021 rreth ores 18:30 eshte zhdukur ne komunen e Novoberdes me veturen me targa 05 406 EJ. Ju lutemi kushdo qe ka informacione per vendndodhjen e Bedriut na lajmeroni ne nr e telefonit 0038348400052, pervec mirenjohjes qe do kemi si familje, ne do te ju shperblejme edhe me shumen prej 20,000 €, si dhe te dhenat e juaja do te jene konfidenciale”, thuhet në mesazhin që familja Rexhepi po ua dërgon qytetarëve.