Me shufër metalike ia thyejnë veturën midis rruge, avokati e policja kosovare shohin “tmerrin” (Pamje)

Rrugët e Novobërdës janë shëndrruar në arena dhune ditëve të fundit.

Pasi mbrëmë u pa një rrahje mes dy grupeve në mes të rrugës, tani kanë dalur pamjet e një rasti tjetër të dhunës në Llabjan të Novëbërdës.

Një konflikt i çastit në komunikacion, ka eskaluar duke përfunduar me dëme materiale dhe sulm fizik.

Dy persona i kanë thyer veturën palës tjetër duke e goditur me shufër metalike.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një avokat dhe një zyrtare policore kanë qenë palë e sulmuar nga dy persona.