Me rastin e Ditës së Çlirimit të Klinës organizohet Turniri Tradicional i Futbollit

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Klinës, 18 Qershorin, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të organizojë Turnirin Tradicioal të Futbollit për “Mujë Krasniqin dhe të gjithë dëshmorët e Klinës”.

Turneu fillon me 14 qershor 2024 prej orës 17:00 dhe mbahet në Palestrën Sportive “Adem Jashari” në Klinë.
Me këtë rast ftohen të gjithë sportdashësit dhe ekipet sportive që të marrin pjesë.
Pjesëmarrja për ekip është 30 euro.
Shuma e mbledhur nga ekipet pjesmarrëse do t’u ndahen fituesve të vendit të parë dhe dytë.

Për informata mund të kontaktoni në numrin 048 194 555