Ujvara e Mirushës njihet për bukuritë natyrore.
Por, për t’i shijuar ato, turistët e qytetarët e asaj ane, u duhej goxha mund.
Kjo, pasi gjendja e rrugës deri atje ishte në një gjendje shumë të keqe, shkruan gazeta inFokus.
Mirëpo, komuna e Klinës, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka treguar se tanimë kanë filluar punimet në ndërtimin e infrastrukturës për atë pjesë.
“Duke ditur rëndësinë e veçantë natyrore dhe turistike dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve, tek parku Ujëvara e Mirushës kanë filluar punimet në ndërtimin e shtigjeve të ecjes”.
“Në inspektimin e këtyre punimeve mori pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorët e tij”.
“Elezaj, duke i parë nga afër punimet e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor, shtoi se ky investim stimulon zhvillimin e turizmit në komunën tonë, një potencial i jashtëzakonshëm yni; rrit frekuentimin e vizitorëve duke ndikuar kështu në zhvillimin e aktiviteteve të shumta kulturore e rekreative dhe do të mundësojë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike”.
Projekti në fjalë, financohet nga Ministria e Mjedisit.
“Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”.
“Ujëvarat e Mirushës njihen për një biodiversititet shumë të pasur, me ujëvara, kanione e peizazhe shumë të bukura dhe tepër atraktive, unikale në Kosovë dhe jashtë vendit”.