Më në fund, Ardian Bujupi poston nusen?

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi, para pak çastesh ka postuar një fotografi në Instastory.

Aty artisti shihet duke darkuar me një vajzë bionde, e cila qenka shumë e bukur.

Ardiani nuk ka shkruar asgjë në foton e postuar duke shtuar kështu kuriozitetin, se a është kjo vajza fatlume që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit kosovar.

Ajo që dimë, është se rreth një vit më parë Bujupi i dha fund beqarisë nëpërmjet një dasme sekrete!

As nëpër rrjete sociale ai nuk është parë të postojë lidhur me jetën e tij private dhe ajo që dihet deri tani është se bashkëshortja e tij quhet Fjolla dhe jeton në Gjermani.