Ka ndërruar jetë dhe është varrosur sot me nderime të larta shtetrore nga Forca e Sigurisë së Kosovës, Bedri Muzaqi, veteran i UÇK-së, Bedri Muzaqi,
Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit që u bë në fshatin e tij të lindjes në Brusnik të Vushtrrisë, kanë marrë pjesë edhe bashkluftëtarë, drejtues të institucioneve lokale, miq e familjarë të të ndjerit.
Për jetën dhe veprimtarinë e Bedriut, i cili rrjedh nga një familje e njohur atdhetare, ka folur Shaip Hyseni, sekretar i degës në Vushtrri të Organizatës së Veteranëvë të luftës së UÇK-së. Ndërsa në emër të familjes pjesamarrit në varrim i ka falenderuar Ilmi Muzaqi, vëllai i të ndjerit.
Përveç që ishte luftëtarë më armë në dorë, drejtuesit e komandës së Batalionit të parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, tregojnë së pikërisht para 21 viteve, Bedriu me familjen e tij ishte kujdesur edhe për një njësi të UÇK-së, e cila ishte thirrur si perforcim në grykën e Artakollit.