ME JAVË TË TËRA GYPI ME DEFEKT NË RR. SKENDER REXHEPI

Një gyp ka shpërthyer në rrugën Skender Rexhepi, në Klinë. Edhe pse ka javë të tëra që ky gyp është prishur, kjo siç duket nuk i shqëteson zyrtarët komunal që janë përgjegjës për rregullim në raste të defekteve të tilla.

Qytetarët që banojnë në atë lagje i kanë shkruar portalit klina.info në shenjë pakënaqësie. Ata mendojnë që komuna po reagon vetëm kur ka presione publike e jo atëherë kur qytetarët kanë nevojë.

Në atë pjesë të rruges shihet kjartë defekti, ku pos lagështisë, vije edhe erë kundërmuese, gjë që po i shqetëson qytetarët e asaj pjese.

Bëjmë apel nga drejtorit përkatëse që merren me evidentimin dhe rregullimin e këtyre problemeve të nderhyjnë sa më parë në lidhje me këtë defekt në gyp, është shprehur një qytetarë që jeton në atë pjesë të qytetit.