Një person në fshatin Balincë të Malishevës e ka denoncuar në Polici vëllain e tij, si të dyshuar për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima ka deklaruar në Polici se pas një debati me vëllain e tij, i njëjti e ka sulmuar atë, duke e goditur në fytyrë.
Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë për të marrë trajtim mjekësor.
Pas tretmanit nga mjekët, i njëjti ka refuzuar të kthehet në shtëpi, sepse ndihet i rrezikuar nga vëllai.