“Grupi i qytetarëve aktiv nga Klina që po qënderon në SHBA sot me 26-11-2023 morën pjesë në manifestimin e organizuar nga “Shoqata Kosova” në vigjilje të festave të nëntorit , Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandanti të UÇK-së Adem Jashari.
Në këtë festë me një pjesmarrje masive nga bashkatdhetarët tanë që jetojn në qytetin e Detroidit, manifestimi u mbajt në Sallën e Kishës Katolike “Zoja Pajtore” .
Fjalimet e mbajtura në këtë rast ishin shumë domethënëse ku spikaste ideja e vëllazërimit në mes të shqiptarëve pa marrë parasysh shtrirjen gjeografike të atdheut dhe përkatësinë fetare me moton se “Kështu ka dashtë Zoti që ne të jetojmë në një vend të bekuar siç është atdheu ynë Shqipëria”.
Mysafirët i uroi mirëseardhje nikoqiri Don Nue Gjergji. Ishte shumë mbreslënëse fjalimi i hoxhë Blerim Musliut imam nga Klina, i cili në fjalën e rastit përcolli mesazhin e bashkimit tek bashkatëdhetaret tanë.
“Të gjithë ne e duam dhe kemi hise të barabartë ne atdheun tonë përveç atyre që ndjellin farën e përçarjes “ duke e mbyllur fjalimin hoxha recitoi poezinë “ Flamuri” të Fan Nolit dhe me fjalë bekimi për atdheun tonë uroj festat e nëntorit.
Bashkatdhetarët ishin shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e mysafirëve të veçantë nga Kosova e posaçërisht me mysafirët nga Klina me këtë rast u dha një program i pasur kulturor me këngë e valle ku dominoi fryma patriotike.
Pritet që grupi i qytetarëve nga Klina të merr pjesë edhe në shumë manifestime tjera që do të mbahen për Diten e Flamurit në Nju Jork e Uashington./Klina info/