Elvira Berishaj, është nder kandidatët më të reja që synon një ulëse në Kuvendin e Komunës së Klinës. Në fakt, ajo është më e reja nga radhët e grupit të PDK-së.
Berishaj përmes një postimi në profilin e saj në facebook ka njoftuar se strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës me kryetarin Bashota i kanë dhënë besimin për t’iu futur garës për asamble komunale nën ombrellën e PDK-së.
Berishaj ka thënë se në këtë garë do të bartë nr.27, dhe kërkon votën nga qytetarët që ta përkrahin në zgjedhjet e 17 Tetorit.
Postimi i Elvires në faqen e saj Facebook:
Të nderuar qytetarë, familjarë, shoqëri si dhe bashkëvendës të mi të Klinës!
Jam e nderuar të ju informoj se më është dhënë besimi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Rinia Demokratike e Kosovës që të nominohem si kandidate për Këshilltare Komunale në Asamblenë e Komunës së Klinës.
Të jesh e rreshtuar pas Kryetarit Sokol Bashota si fitues i padiskutuar i këtyre zgjedhjeve të 17 tetorit, përveç se është privilegj dhe nder i madh, është njëherazi edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme.
Besimi dhe mbështetja e dhënë nga strukturat e PDK-së, nga familja ime si dhe nga miqtë e mi, më motivojnë edhe më shumë që të angazhohem pareshtur drejt zgjidhjes së problemeve dhe realizimit të kërkesave të bashkëvendësve tanë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet sa më fuqishëm në Asamblenë Komunale të Klinës.
Zotohem se përgatitja profesionale si dhe përvoja ime politike e jetësore do të jenë në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive që vijnë nga të qenit këshilltare komunale, me qëllimin e vetëm që secili nga ju të jetë i përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze të mundshme.
Duke marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballet sot rinia jonë, e në veçanti të rinjtë e komunës sonë, ju premtoj se do të jem në çdo moment krah i çdo të riu dhe qytetari për avancimin dhe realizimin e kërkesave të tyre.
Do të punojmë bashkë dhe fuqishëm për Klinën dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës” zëri juaj.
27✅
Me respekt:
Elvira Berishaj