Fundi i muajit nëntor pritet ta kthejë gjallërinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Kjo për shkak se të enjten u hap konkursi për pranimin e studentëve banues në këtë institucion.
Këto shtëpi të të rinjve që studiojnë në Prishtinë, përveç se po hapin dyert me dy muaj vonesë për shkak se konviktet shërbyen si hapësira për të karantinuarit që vinin nga jashtë, kanë reduktuar edhe numrin e të pranuarve sivjet.
Isak Beha, Drejtor i Strehimit në Qendrën e Studentëve, tha se të gjitha konviktet janë të dezinfektuara dhe gati për të pritur banuesit, derisa shtoi që të gjithë të pranuarit do të jenë të obliguar t’i respektojnë masat mbrojtëse kundër pandemisë.
Studentët mund të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS-së, ëeb-faqes dhe profilit zyrtar në Facebook.
Çmimi do të jetë 35 euro për muaj ku përfshihet 20 euro banimi dhe 15 euro ushqimi