Në Prizren është arrestuar një person i cili ishte paraqitur si polic, duke shkuar në një qendër bamirësie dhe duke kërkuar respektim të masave anti-COVID.
I dyshuari e kishte vizituar disa herë qendrën e bamirësisë me pretekstin se është zyrtar i Policisë.
“Me datën 22 dhjetor 2020, policia në Prizren ka pranuar një informacion se një person i dyshimtë që disa herë viziton një qendër bamirësie në Prizren me pretekstin se është person zyrtarë dhe kërkon respektimin e masave anticovid-19.
Në këtë rast i dyshimti prezantohet si person zyrtar në cilësinë e policit. Punëtorët e kësaj qendre duke dyshuar se ky person nuk është polic të njëjtin e raportojnë dhe gjatë verifikimit nga njësia e hetimeve rajonale, është konstatuar së ky person është prezantuar rrejshëm”, ka njoftuar Policia e Prizrenit.
I dyshuari ka mbajtur një armë, e cila më vonë është vërtetuar se është e plastikës.“I dyshimti tashmë S.D i lindur në vitin 1973, mbante në brez një armë (Pistoletë) me këllëf, por e cila më vonë është vërtetuar se ishte lodër e plastikes, pra nuk ishte armë e vërtete.
I dyshuari paraprakisht edhe para dy muajve e kishte kryer të njëjtin veprim”, ka bërë të ditur Policia.Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.“I dyshuari është shoqëruar në polici nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ku edhe është intervistuar, gjithashtu i është sekuestruar edhe pistoleta e plastikës me mbishkrimin ‘’DESERT EAGLE PISTOL”.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore”.