Më 6 shtator në Kuvendin Komunal në Klinë mbahet “Ora e Tahir Deskut”, edicioni i 15-të

Në përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon manifestimin tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut”, edicioni 15-të.
Ky manifestim mbahet në shenjë përkujtimi dhe nderimi për shkrimtarin dhe reporterin e shquar të luftës së UÇK-së, Tahir Desku.
Manifestimi do të mbahet më datë 6 shtator duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunës së Klinës.