Më 5 shtator, mbahet takimi kulturor me rastin e festës së Nënë Terezës

FTESË

Famullia “ Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Forumin e Intelektualëve “Luigj Gurakuqi”dhe nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon:

TAKIM KULTUROR ME RASTIN E FESTËS SË SHËN NËNË TËREZËS.

Takimi do të mbahet më 5 shtator, në orën 19.00, në sheshin “Nënë Tereza” në Klinë, me praninë e SH.T. Imzot Dodë Gjergji dhe Kryetarit të Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj.

Mirë se vini!