Më 5 prill në ora 12:00 në Sallën e Kuvendit Komunal do të bëhet promovimi i librit “Koha si Violinë” të autores Marqe Tanushi- Selmanaj.
Ky është libri i parë i saj, derisa përmban poezi me melodi kujtimesh e ngjarjesh që udhëtojnë nëpër kohë dhe shënon realizimin e një qëllimi të kahmotshëm të shkrimtares.
Marqe Tanushi – Selmanaj mban pozitën e nënktyetares së Komunës së Klinës./Klina info_