Klina po vazhdon me aktivitete artistike e kulturore për bashkatdhetarët.
Kryetari Zenun Elezaj ka njoftuar se në objektin e Komunës, me 5 gusht shfaqet filmi i suksesshëm “Zgjoi”.
Njoftimi i Komunës:
Në kuadër të programit “Karvani i Diasporës 2022” Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Komunën e Klinës organizojnë shfaqjen e filmit “ZGJOI” në qytetin tonë, para objektit të komunës, datë 5 gusht 2022, ora 20:00.
Ju mirëpresim.