Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetha e Dytë, e ka nënshkruar projektligjin e Parlamentit britanik për dalje nga Bashkimi Europian.
Afati i caktuar për dalje nga BE për Britaninë e Madhe pas shumë vonesave e dyshimeve është 31 janari dhe kjo datë nuk do të shtyhet.
Ligji është i përgatitur nga kryeministri i ri, Boris Johnson i cili deklasoi kundërshtarët në zgjedhjet e dhjetorit në Britani të Madhe.
Kjo edhe për shkak të qëndrimit të tij të qartë për temën e Brexitit.
Britania e Madhe do të braktisë Bashkimi Europian me datën 31 janar, në ora 23:00.
Pas kësaj do të filloj periudha kalimtare, në të cilën Brukseli dhe Londra do të dakordohen për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen.
Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Nigel Evans, i ka njoftuar deputetët për aktin e Mbretëreshës.