Të nderuar/a,
Qeveria e Republikës së Kosovës, me datë 08.03.2023 ka miratuar Vendimin Nr.09/132 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilët preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Kijevë-Dollc, Zona Kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe Zonat Kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc të Komunës së Klinës.
Andaj, bazuar në nenin 8 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, Departamenti i Shpronësimit si Organ Shpronësues, ju dërgon një kopje të Vendimit Nr.09/132 datë 08.03.2023 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bashkëngjitur gjeni:
• Vendimin Nr.09/132 datë 08.03.2023 të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
• Tabelat-Regjistri i Fletëparaqitjeve me të dhënat kadastrale;
• Njoftimin për Dëgjim Publik.
https://kk.rks-gov.net/kline/wp-content/uploads/sites/15/2023/03/VENDIM_NR._09_132_Qeveria_e_Republikes_se_Kosoves.pdf