Me 19 Prill Këshilli i Nxënësve të Kosovës organizon marshin e nxënësve “S’PO SHKOHET N’ SHKOLLË”
KNK në këtë ditë synon të fuqizojë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës duke e paraqitur realitetin shqetësues me të cilin nxënësit tonë balafaqohen në baza ditore.
Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezente me të cilat përballën nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyrë të marrim një vëndim të tillë.
Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë nxënësve, prindërve, organizatorëve dhe çdo individi që solidarizohet me këtë mesazh të na bashkangjitën në këtë marsh.
Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja Arsimit!
19 Prill
Marshi në Klinë fillon në ora 13:00 nga sheshi “Faruk Elezi”.