Qendra e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, në Klinë, ka njoftuar se më 16 dhe 17 maj, nga ora 08:00 qytetarët do të kenë mundësi të marrin vizita mjekësore falas.
Vizita këto nga mjekë amerikanë në Kosovë që janë profesionistë të fushave të ndryshme si: Mjek të Përgjithshëm, Dentistë e Oftalmolog.
Përpos shërbimeve falas, pacientët do të marrin edhe ilaqe dhe syze falas.
Projekt ky i realizuar në mes “Operacionit Shpresë e Ripërtrirë” nga SHBA, Komunës së Klinës dhe Kishës Protestante Ungjillore “Rilindja e Klinës”.