Më 14 mars, homazhe në përkujtim të Ali Berishës dhe 4 dëshmorëve në varrezat “Kodra e Kuqe”, në Zajm

Me rastin e 34-vjetorit të rënies së dëshmorit Ali A. Berisha dhe 26-vjetorit të rënies së dëshmorëve Ramiz J. Berisha, Musli A. Berisha, Agim B. Gashi dhe Agron H. Gashi, më 14 mars 2025, në orën 11:00, do të mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në “Kodrën e Kuqe”, në fshatin Zajm, Klinë.

Në këtë ceremoni përkujtimore ftohen të marrin pjesë:

• Institucionet e Komunës së Klinës

• Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

• Familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së

• Qytetarët e Klinës dhe të fshatrave Sferkë, Dush, Volljakë, Qupevë, Gremnikë dhe vendbanimeve të tjera

• Miq, shokë dhe dashamirë

Të gjithë të pranishmit janë të ftuar të marrin pjesë në homazhe dhe të vendosin kurora e buqeta lulesh në varret e dëshmorëve, për të nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e atdheut.